-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Arian Xhezairi: Kundërpërgjigjie ndaj Fahri Xharrës dhe Sali Rexhaj

Më të lexuarat

E pashë statusin e Fahriut dhe Saliut dhe mu kujtua një ndodhi e vërtetë që ma pati treguar Rreshteri i Kompanisë të cilën e udhëheqja në FSK gjatë vitit 2009-2010 në Pejë.

Storia përmbyllet më një këshillë që nuk dëgjohet rëndom. Këshillë kjo që i jep prindi i tij Rreshterit në fjalë duke i thënë: “inshAllah e ke mendjen me babën se shëndeti luks është”.
E këtë e thash për t’u ndërlidhë me vijimësinë e këtij shkrimi që i dedikohet në mënyrë të posaçme Fahriut dhe Saliut. Sa vërejta paska reaguar ndaj tyre edhe Kapiteni i Kombëtares Lorik Cana.
Na u bë e dijtur tani më se këto komente urrejtjenxitëse të stilit Xhara & Co. kalojnë ‘pa u vërejtur’ nga qeveritë tona, por fatkeqsisht i turbullojnë vetëm besimtarët.
Sali Rexha, ky lajkatar e ngucakeq që emrin e trashëgon nga Arabishtja e që dmth. I Devotshëm. Një domethënje e cila aspak nuk përkon me veçoritë idiosinkretike idioteske të tij të cekura më sipër.
Ky status flakëndezës i Saliut, mbremë u përmbyll me afërsisht 92 Pëlqime dhe 500+ nënë rrafshime e shaljime. Me sinqeritetin më të madh, nuk do të doja për asnjë fraksion sekondë të gjendesha nën lëkurën e tij. Në fakt do të vetvritesha. S’do t’më duhej jeta me një pikëpamje të atillë karshi jetës.
Dhe të mos keqkuptohemi këtu ju lutem. Nuk është se i bëj thirrje Sali Rexhës të vetvritet, por thjesht i propozoj ta konsideroj si opsion. Ngaqë Sali Rexha (gjithnjë sipas këshillës më sipër) duket se i gëzohet luksit të shëndetit por padyshim në shkëmbim të mendjes.
Qifti i tij nuk e meriton asnjë grimcë respekti. Sepse respekti duhet të fitohet o Sali. Dhe besa nuk fitohet lehtë, por kërkohet mund dhe është vështirë pastaj të prezervohet.
Saliu megjithatë shkoj në gjumë mbrëmë i qetë (sipërfaqsisht), për të vazhduar kështu ditën e sotme me ‘provikacijan’ e rradhës.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit