6.2 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

“Ari” i kuq i tryezës – Virtytet e specit djegës

Më të lexuarat

Te specat e kuq djegës, gjenden në sasi shumë të mëdha kapsaicina (përbërësi kryesor i aktivitet farmakologjik) flavonoide, vajra esencialë, karotenoidë, celulozë, kalcium dhe hekur. Përmbajtja e lartë e vitaminës C (deri në 340 mg/100 gr) është më i madh se të gjitha frutat apo perimet e tjera, ndërsa gjenden edhe sasi të konsiderueshme vitaminash A, K, dhe B. Jo më kot studiuesit kanë nisur ta quajë ari i kuq i tavolinës.

Mitet që duhen rrëzuar

Shumë njerëz pohojnë se nuk mund të hanë spec të kuq djegës, sepse “ndiejnë djegie në stomak”. Aspak e vërtetë. Madje në shumë kultura është e përhapur tradita popullore e çajit për tretjen e ushqimit i bërë me kamomil të ngrohtë, një lugë spec djegës pluhur dhe një lugë mjaltë si ëmbëltues. Po ashtu, shumë njerëz, kanë frikë nga ushqimet pikante për shkak të pasojave të hemorroideve. Në të vërtetë që prej 1857-s, Akademia Mjekësore Franceze e ligjëronte zyrtarisht vlefshmërinë e specit të kuq djegës kundër hemorroideve. Por ajo që duhet theksuar është se duhet përdorur në sasi të vogla dhe të moderuara. Nuk këshillohet përdorimi te fëmijët, sidomos pa mbushur 12 apo 13 vjeç. Po ashtu, nuk duhet të abuzojnë edhe ata që vuajnë nga aciditeti i lartë i stomakut, ulcera, hepatiti, kistet dhe hemorroidet. Teprimi mund të shkaktojë irritim të mukozës së zorrëve, inflamacion gastrointestinal në stomak dhe në veshka. Megjithatë, në doza të vogla mund të shërbejë për të kuruar disa lloje sëmundjesh.

Sëmundjet kardiovaskulare

Speci djegës është krejtësisht i këshillueshëm në kurën parandaluese të infarktit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Është parë se përdorimi i vazhdueshëm i tij ul nivelin e kolesterolit në gjak, ndihmon zemrën, dhe ndihmon punën e arterieve të gjakut. Farat e specit djegës përmbajnë shumë acide që eliminojnë nga arteriet kolesterolin e tepërt dhe trigliceridet.
Kapsaicina vepron edhe te metabolizmi i yndyrave duke përshpejtuar dhe penguar akumulimin e tyre. Një studim i fundit nga “Chinese University” i Hong-Kongut e konfirmon plotësisht këtë. Kërkuesit ushqyen kavjet me një dietë të pasur me ushqime të yndyrshme. Grupi që përveç ushqimit kishte konsumuar edhe speca të kuq djegës kishte nivele më të ulëta të kolesterolit të keq në gjak. U vërtetua se kaspaicina ka një efekt pozitiv edhe te pacientët e prekur nga diabeti, sepse përmirëson aktivitetin e insulinës. Për të pasur një efekt mbrojtës në nivel kardiovaskular nuk është e nevojshme të konsumosh sasi të madhe, por ta konsumosh atë në mënyrë të vazhdueshme.

Kanceri

Studimi i vetive anti-kancerogjene të specit djegës ka nisur shumë kohë më parë me dietën Moerman të eksperimentuar në Holandë që prej 1930-s. Pacientëve iu dhanë ushqime të cilat përmbanin vitamina si jodi, si acidi citrik, vitaminat e grupit B, hekur, vitamina A, vitamina E, vitamina C. Dieta bazohet në teorinë që këto elemente duke riekulibruar metabolizmin janë në gjendje të parandalojnë tumoret. Kohët e fundit kërkuesit e Cedars-Sinai Medical Center të Los Angeles në SHBA kanë studiuar efektin e kapsaicina në laborator dhe kanë mundur të tregojnë se ky princip aktiv ndihmon në parandalimin e shumë llojeve të kancerit, sidomos atij në prostatë, atij të mushkërive dhe zorrës së trashë.

Depresioni

Në Kinë, speci i kuq djegës përdoret normalisht kundër depresionit. Edhe në Indi thuhet se speci i kuq djegës, stimulon shpirtin dhe pastron gjakun. E në të vërtetë është vërtetuar se ndikon pozitivisht tek humori e kështu edhe te depresioni.

Dobësimi

Me specin e kuq djegës mund të dobësohesh. Për këtë janë të bindur profesorët Hanry dhe Emery që në revistën shkencore “Human Nutrition” kanë publikuar një studim me titullin “efektet e ushqimeve pikante mbi metabolizmin”. Në një përfundim të tillë ka arritur edhe një grup kërkuesish i Universitetit të Tasmanisë. Sipas këtyre studiuesve, kapsaicina që përmban speci djegës ul konsumin e kalorive deri në 15 për qind. Kështu, nëse një pjatë me makarona zakonisht ka 350 kalori, nëse shtohet spec djegës kjo shifër shkon në 300./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit