-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Argumentet e Allahut tek ajri

Më të lexuarat

Ne jetojmë të mbështjellë nga atmosfera, ashtu siç jetojnë peshqit e rrethuar nga uji në fund të deteve dhe oqeaneve. Atmosfera është një shtresë e përbërë prej gazesh që rrethojnë tokën dhe shtrihet nga sipërfaqja e deteve derin në lartësinë 29,000 km. Gazet që gjenden në 80 km e para të sipërfaqes së tokës, përbëjnë afërsisht 99% të kësaj mase, pra pjesën më të madhe të saj. Pjesa e kësaj shtrese arrin përafërsisht 5 miliard ton dhe ushtron mbi ne një trysni prej 6,8 kg për çdo cm2. Sidoqoftë ne nuk e ndjejmë këtë trysni, sepse Krijuesi ynë i Urtë ka krijuar në trupat tanë trysninë e gjakut dhe të lëngjeve të trupit, që e barazojnë trysninë e jashte, duke u përshtatur me të. Kështu që ne gjejmë një ekuilibër të përcaktuar saktë mes trysnisë së ajrit dhe trysnisë së lëngjeve të trupit, gjë që dëshmon se ky është  krijim i Allahut. Allahu i Madhëruar e ka krijuar atmosferën me shtresa të ndryshme dhe të tejdukshme, që lejojnë depërtimin e dritës. Një pjesë e rrezeve të dritës përthyhet dhe shpërndahet duke formuar ditën, në mënyrë që bimët të kenë mundësi të prodhojnë lëndën ushqimore, që njerëzit dhe kafshët të lëvizin dhe që qielli të zbukurohet me ngjyrë blu.

Ajri është një ambient i domosdoshëm për të bërë të mundur dëgjimin e zërit. Po të mos ishte ajri, askush nuk do të mund të fliste apo të dëgjonte. Mendo thellë për këto argumente, që në të vërtetë tregojnë se janë gjurmë të Krijuesit të Urtë, i Cili di gjithçka me hollësi. Ai e ka krijuar ajrin në formë të gaztë dhe si i tillë të përhapet kudo dhe mbush çdo boshllëk. Kjo gjë e lehtëson frymëmarrjen e gjallesave. Lëvizja e ajrit nga një vend në tjetrin shkakton erërat dhe tufanet, që ngrenë avullin e ujit dhe pastaj i lëvizin retë, duke shkaktuar rënien e shiut, me të cilën Allahu e ngjall tokën e vdekur. Megjithëse ajri lëviz nga një vend në tjetrin, ai nuk largohet nga toka, sepse Allahu ka krijuar edhe forcën e tërheqëse të tokës, që nuk e lejon atmosferën e tokës të largohet. Megjithëse atmosfera është një përbërje gazrash të ndryshme, prapëseprapë secili prej këtyre gazrave i ruan cilësitë dhe veçoritë e veta, pa reaguar ndaj njëri-tjetrit, sepse po të reagonin, nga këto reaksione do të formoheshin lëndë të tjera dhe ne do të privoheshim nga të gjitha këto mirësi që kemi prej ajrit.

Allahu është Mbrojtës

Allahu i Madhëruar e ka bërë trashësinë e atmosferës 29 000 km dhe e ka ndërtuar atë me saktësi, në mënyrë që miliona meteorë që bien drejt tokës, të digjen në të para se të arrijnë në sipërfaqen e saj. Po ashtu, kjo mbështjellje e ajri, ka aftësi të thithë rrezatimet dhe grimcat atomike vdekjeprurëse, para se ato të arrijnë në tokë. Për banorët e këtij planeti, atmosfera është si një mburojë nga këto rreziqe.

A nuk e shikon, se e gjithë kjo mbrojtje është prej Allahut, Mbrojtësit, I Cili kërkon t’i ruajë krijesat e Tij nga rreziqet, që i rrethojnë nga çdo anë?

Allahu i Madhëruar e ka bërë avullin e ujit një faktor të rëndësishëm për shumë dukuri natyrore. Ai është shkaku, që pengon largimin e pjesës më të madhe të rrezeve të diellit me valë të gjata, nga mbështjella e tokës. Me këtë, Ai e ruan tokën nga ftohja e tepërt dhe ruan temperaturën e saj. Po kështu, nxehtësia që avulli i ujit ka brenda tij përqendrohet, çlirohet në momentin e rënies së shiut, duke bërë kështu ngrohjen e ambientit. E gjithë kjo, dëshmon, se bëhet fjalë për një krijim të Allahut, i Cili është u Dijshëm, Mbrojtës dhe i aftë për gjithçka.

Abdulmexhid Zendani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit