1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ardhmëria e mjekësisë tradicionale

Më të lexuarat

Shumë barna të mjekësisë popullore, të përdorura në doza të rekomanduara, ndihmojnë dukshëm në eliminimin e sëmundjes dhe në përmirësimin e organizmit dhe nuk kanë pothuajse asnjë efekt anësor.

Sot mund të përdoren me sukses barna të mjekësisë popullore, që në vetvete përmbajnë qumështin e bletës, ekstraktet shëruese të hudhrës, të farave të rrushit të zi, ekstraktet e çajit jeshil, vitaminat e grupit B, vitaminën C, vitaminën E, si dhe shumë produkte të tjera me veti antioksidante.
Këto barna, të përdorura në doza të rekomanduara, nuk kanë pothuajse asnjë efekt anësor, kurse përdorimi afatgjatë i tyre ndihmon dukshëm në eliminimin e sëmundjes dhe në përmirësimin e organizmit, deri në rikthimin e gjendjes së shëndoshë.
Për një trajtim të suksesshëm, kërkohet një bashkëpunim i dyanshëm mes rekomandimeve të mjekut edhe të të kuptuarit e gjendjes fizike dhe shpirtërore të pacientit.
Kjo na shtyn të besojmë se përdorimi i antioksidantëve dhe preparateve të tjerë biologjikisht aktivë në të ardhmen do të jetë gjithnjë në rritje dhe njëkohësisht do të jetë pjesë e trajtimeve terapeutike./tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit