Futbollisti turk që luan për Barcelonën, Arda Turan ka ardhur me pushime në Turqi.
Ai është një hap larg Barcelonës dhe sipas mediave (turke), Beshiktash-i mund ta mirëpresë atë.
Sipas agjentit të lojtarit, Ahmet Bulut, ai do të takohet në ditët e ardhshme me presidentin e Beshiktash-it, bashkë me trajnerin Shenol Gynesh (Şenol Güneş).