Pas mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm në FBK është zgjedhur edhe kryetari i ri, i cili do të jetë Arben Fetahu, pasi e mposhti Artan Rugovën.
Për vendin e të parit në FBK kanë qenë në garë Arben Fetahu dhe Artan Rugova.
Ky Kuvend i Jashtëzakonshëm i FBK-së erdhi pas dorëheqjes së Erolld Belegut nga pozita e kryetarit.
Arben Fetahu mundi kandidatin tjetër Artan Rugovën, duke u zgjedhur kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës me 22 vota, 4 më shumë se Rugova, i cili morri 18 sosh.
Fetahu ka qenë ish basketbollisti dhe anëtar i bordit të FBK-së për disa vite.
“Puna do të fillojë që nesër, ajo nuk ka ndaluar asnjëherë, por nesër do të kemi intensifikim më të madh për të bërë. Kemi shumë punë për të bërë sivjet, basketbolli i Kosovës do të ketë shumë zhvillime gjatë këtyre muajve deri në shtator. Është fat i keq që një muaj Federata ka qenë pa zot shpije, por çka të bëjmë kjo është jeta. Shpresoj që do ta kem përkrahjen e te gjithëve”, pohoi Fetahu.
Ai do ta udhëheq FBK-në për katër vitet e ardhshme./tg