2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Arafati u vra me polonium

Më të lexuarat

Pas nëntë muaj hetimi, i cili përfshinte edhe analizat laboratorike nga sendet e tij personale, Al Jazzera ka zbuluar më në fund atë që vrau liderin legjendar të Palestinës.

Yasser Arafat u vra me polonium, një element radioaktiv në vitin 2004, në moshën 75 vjeçare. Ai ishte helmuar nga një sasi e padukshme e poloniumit, e mjaftueshme për t’i marrë jetën liderit të PLO-s.

Arafat vdiq më 11 nëntor 2004, në një spital në Paris, pasi një muaj përpara ishte sëmur papritmas në Palestinë. Shkaku i vdekjes së tij nuk u zbulua, edhe pse kishte pasur shumë hipoteza.

Disa flisnin se ka vdekur nga kanceri në mëlçi, disa thoshin edhe nga AIDS, megjithatë, shumë dyshonin se Arafati ishte helmuar në të vërtetë.

Ish-këshilltari i tij, Bassam Abu Sharif, asokohe kishte thënë se Arafati ishte helmuar nga shërbimi sekret izraelit, Mossad, duke i vendosur një sasi të taliumit në barërat që ai përdorte. Të tjerë kishin thënë se ai ishte helmuar me ushqim, por prova të vërteta askush nuk kishte.

E vërteta është zbuluar me angazhimin e Al Jazeera-s, e cila para nëntë muajsh ka marrë rrobat dhe sendet personale të ish-liderit palestinez nga bashkëshortja e tij, dhe i ka dërguar ato në Institutin Radioaktiv në Lousanne të Zvicrës.

Rrobat e tij, një furçë dhëmbësh, dhe sidomos shalli, përmbanin gjurmë të djersës, të gjakut dhe pështymës. Testet e kryera në këto mostra treguan se në trupin e Arafatit kishte pasur sasi të madhe të poloniumit në kohën kur ai vdiq.

Ky zbulim tregon se ish spiuni rus Alexander Litvinenko nuk është njeriu më i famshëm që u vra me polonium më 2006 në Londër, sepse tashmë është e qartë se nga e njëjta substancë u vra edhe lideri palestinez në vitin 2004.

Se nga kush është vrarë Arafati, mbetet për tu hetuar, por zbulimi se ai u vra me polonium, është një pistë e mirë për të arritur deri tek vrasësi, shkruan Al Jazeera. kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit