Arabia Saudite miratoi pas 3 vitesh ndalesë lejimin e hyrjes së jemenasve në vend për të kryer umrenë.
Ministri i Vakëfeve dhe Udhërrëfimit të Jemenit, Ahmed Atiyye deklaroi se duke filluar që nga ky vit me një vendim mbretëror është hapur rruga e umresë për jemenasit.
Atiyye rikujtoi se hyrjet për umre në Arabinë Saudite ishin ndaluar para tre vjetësh për shkak të përleshjeve të filluara në Jemen nga Huthitë kundër jemenasve.
Huthitë, që kërkojnë marrjen e qeverisë së Jemenit, që nga viti 2014-të mbajnë nën kontroll disa rajone me në krye Kryeqytetin Sana.
Forcat e koalicionit nën pararojën e Arabisë Saudite, në kuadër të “Operacionit të Vendosmërisë Furtuna”, të filluar në mars të vitit 2015-të, mbështet forcat e qeverisë legjitime.