5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Arabia Saudite prin me numrin e patentave në botën arabe

Më të lexuarat

Mbretëria e ka numrin më të lartë të patentave të regjistruara globalisht në botën arabe, ajo ndiqet nga Kuvajt me 14 për qind dhe me 12 për qind Egjipti, tha Mohammed Al-Jasser, ministër i ekonomisë dhe planifikimit.
Gjatë nisjes së konferencës të Universitetit të Zbulimeve nga Princi i Kurorës Mukrin, në Universitetin e Mbretit Saud, ai tha: “Ne jemi krenar për arritjet e Mbretërisë në fushën e zbulimeve.”
Al-Jasser tha se Universiteti Mbreti Saud ka luajtur një rol të madh në përgatijen e strategjisë për të transformuar vendin në një ekonomi të dijes.
Arritjet e Mbretërisë u nxiten nga investimet e mëdha në projektet e shëndetësisë, arsimit dhe infrastrukturës, tha ai.

Ai tha se disa projekte janë vonuar, por udhëheqja e vendit është fokusuar në marrjen e ekspertizës së nevojshme jashtë vendit. Kjo do të ndihmojë në zhvillimin e vendit në një komb modern dhe konkurues, shtoi ai.

Al-Jasser tha se planet e ndryshme të zhvillimit gjatë viteve janë mbështetur nga qeveria me alokime buxhetore të konsiderueshme, duke përfshirë zhvillimin e sektorit të informacionit dhe të teknologjisë si dhe industritë tjera. Kjo përfshinë krijimin e një qyteti të dytë të dijes në Medine.
Këto përpjekje janë mbështetur nga një dekret mbretëror, i cili urdhëroi formimin e një komiteti nën presidencën e ministrisë që përfshinte pesë universitete, duke përfshirë Universitetin e Mbretit Saud.
Ai tha se ministria e ka kuptuar rëndësinë e fokusimit në ngritjen e aftësive dhe produktivitetit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë në Mbretëri, për të arritur një mjedis dinamik dhe më konkurrues.
Nga procesi i rishikimit të investimeve të mëdha në mbretëri, Al-Jasser tha se qeveria i ka vënë mënjanë SR 1.4 trilionë Rijal Saudit për të zhvilluar burimet njerëzore./kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit