RIJAD (AA) – Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite u bëri thirrje të interesuarve për “dronë” të pajisen lejen e duhur për përdorim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Sigurisë së ministrisë, Mansur Et-Turki, është shprehur se ligji për përdorimin e dronëve është pothuajse në përfundim dhe se tanimë është arritur në fazën përfundimtare, njoftoi agjencia zyrtare saudite SPA.
Turki u bëri thirrje të interesuarve për “dronë” që nga stacioni policor i lagjeve ku ndodhen të pajisen me dokumentin e nevojshëm i cili “ofron mundësinë e përdorimit për qëllime të caktuara në zonat e lejuara”. Sipas tij, kjo është një praktikë e përkohshme e cila do të zbatohet derisa të miratohet ligji për dronë.
Ndryshe, në rrjetet sociale mbrëmë janë publikuar pamje për të cilat ende nuk është konfirmuar vërtetësia, të cilat tregojnë hapje zjarr në afërsi të pallatit mbretëror, pas të cilave policia e Riadit njoftoi ka pasur një ndërhyrje ndaj një “droni” të vogël që po fluturonte pa leje mbi lagjen El-Huzami në Riad.
Ndërkaq, disa mediume, duke cituar autoritetet e Arabisë Saudite, raportuan mbreti Selman bin Abdulaziz nuk ishte i pranishëm në pallatin e tij në Riad përderisa “droni” ishte duke u zbritur nga forcat policore.