5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Arabia Saudite mund të vendoset në “listën e zezë” të OKB-së

Më të lexuarat

KOMBET E BASHKUARA (AA) – Me arsyetimin për shkeljet e të drejtave të njeriut në Jemen që kanë shkaktuar “vdekjen dhe plagosjen e afërsisht 700 fëmijëve ” forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite janë përfshirë në draftin e listës së zezë të Kombeve të Bashkuara (OKB), raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas draft listës së OKB-së, theksohet se forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite në vitin 2016 kanë shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e 683 fëmijëve në Jemen dhe se kanë patur në objektiv 38 spitale dhe shkolla.

Ndërsa ka qenë prej kohësh një çështje debati nëse forcat e koalicionit të mbështetura nga SHBA do të shtohen apo jo në listën e zezë të OKB-së. Forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite vitin e kaluar u vendosën për një kohë në listën e zezë të OKB-së por më pas u hoqën nga lista.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në atë periudhë, Ban Ki-moon tha se ka dhënë një vendim “të vështirë dhe të dhimbshëm” duke vënë theksin se do të ndikoheshin miliona fëmijë nga ndërprerja e ndihmave dhe se ka qenë i detyruar të heqë koalicionin nga lista e zezë pas presioneve.

Ndërsa organizatat joqeveritare ndërkombëtare me arsyetimin e shkeljes së të drejtave të njeriut kërkojnë që forcat e koalicionit të vendosen në “listën e zezë” të OKB-së.

Të përfshirët në draft listë

Në draft listën e OKB-së për këtë vit diskutohet edhe për përfshirjen e forcave të koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite me arsyetimin se në Jemen kanë shkaktuar “vdekjen dhe plagosjen e afërsisht 70 fëmijëve”.

Gjithashtu në listën e OKB-së janë edhe forcat qeveritare në Jemen, forcat Husi, Al-Kaeda dhe militantët pro qeverisë dhe gjithashtu ato akuzohen për mos marrjen e masave për mbrojtjen e fëmijëve në konfliktet e armatosura.

Në draft përfshihen gjithashtu edhe forcat e regjimit në Siri, organizata terroriste DEASH dhe organizata talebane në Afganistan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit