5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Arabia Saudite lejon haxhinjtë nga Katari

Më të lexuarat

– Arabia Saudite ka lejuar hyrjen e haxhinjve nga Katari fqinj përmes fluturimeve të realizuara nga të gjitha aviokompanitë, me përjashtim të Qatar Airways, që është aviotransportuesi kombëtar i Katarit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pelegrinët nga Katari të cilët kanë leje për në Haxh, mund të vijnë direkt nga Doha ose përmes ndonjë vendi tjetër tranzit”, tha Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil (GACA) në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve SPA.

Në kumtesë thuhet më tej se haxhinjtë e Katarit do të lejohen të vijnë për të kryer haxhin duke udhëtuar me secilin transportues tjetër përveç atij Qatar Airways.

Fluturimet e tilla do të jenë të parat midis Arabisë Saudite dhe Katarit, prej kur Rijadi zyrtar dhe tre shtete tjera arabe ndërprenë marrëdhëniet me Dohën me akuzat se mbështet terrorizmin.

GACA tha se shtetasit e Katarit do të kenë në dispozicion aeroportin “Mbreti Abdulaziz” në Xheda dhe aeroportin e Princit Mohammed bin Abdulaziz në Medinë.

Javën e kaluar kreu i Komitetit Kombëtar të Katarit për Drejtat e Njeriut, Ali bin Smeikh al-Marri, i bëri thirrje Arabisë Saudite të heq ndalesën për haxhinjtë nga Katari.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit