Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u zotuan për ndihmë prej 8 miliard $ ndaj Egjiptit, si tregim i mbështetjes së Egjiptit në situatën pas puçit ushtarak.
Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite, vendosi që të ndihmojë Egjiptin me një ndihmë prej 5 miliard dollarë, vendim të cilin e njoftoi të martën.
Ndihma saudiane do të përfshijë një pako të depozitës pa interes prej 2 miliard dollarësh në Bankën Qendrore të Egjiptit, 1 miliard $ donacion dhe 2 miliard $ në pasuri të naftës dhe produkteve të gazit.
Ndërsa Emiratet gjithashtu njoftuan të martën për një grand prej 3 miliard dollarësh ndihmë ndaj Egjiptit, 1 miliard prej tyre do të jenë donacion dhe 2 miliard depozitë pa interes në bankën qendrore./kohaislame.com