4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Arabia Saudite dhe Algjeria nënshkruajnë 5 marrëveshje industriale

Më të lexuarat

Algjeria dhe Arabia Saudite nënshkruan 5 marrëveshje industriale në sektorë të ndryshëm, që do të vihen në shërbim duke filluar nga viti 2019.

Algjeria dhe Arabia Saudite nënshkruan 5 marrëveshje industriale në sektorë të ndryshëm, që do të vihen në shërbim duke filluar nga viti 2019.

Në kuadër të “Këshillit të Biznesit Arabi Saudite-Algjeri”, që zhvillohet me rastin e vizitës së Princit Trashëgimtar të Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman në Algjeri, ndërmjet dy vendeve u nënshkruan marrëveshje për 5 projekte industriale, që do të vihen në shërbim, që nga viti 2019.

Bëhet e ditur se projektet në fjalë, të sipërmarra nga ana e kompanive saudite kanë të bëjnë me përpunimin e kimikateve inorganike dhe mineraleve, prodhimin e klorit dhe sodës, që përdoret për distilimin e ujit, industritë e barnave dhe ushqimit dhe fabrikën e letrave sanitare.

Të dy vendet ranë dakord edhe për zhvillimin në gjysmën e parë të vitit 2019 në Arabinë Saudite të një panairi për promovimin e produkteve algjeriane.

Muhammed Bin Selman, i cili vizitoi për herë të parë Algjerinë pas emërimit të tij trashëgimtar, u prit mbrëmjen e të hënës në Aeroportin Houari Boumediene të kryeqytetit nga Kryeministri Ahmed Uyahya dhe disa anëtarë të kabinetit.

Radioja zyrtare e Algjerisë kishte bërë të ditur se Princi Trashëgimtar i Arabisë Saudite, Bin Selman do të bisedonte bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, zhvillimet në tregun e naftës dhe disa çështje që i përkasin botës arabe.

Bin Selman, në datën 22 nëntor, doli për herë të parë në një turne jashtë shtetit pas  vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, dhe vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin, Egjiptin, Tunizinë, Argjentinën, Mauritaninë dhe më pas Algjerinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit