1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Arabia Saudite: çmimi i naftës nuk do të ndryshojë

Më të lexuarat

Ministri saudit i Naftës, Ali al-Nuaimi deklaroi sot se ishte optimist për të ardhmen e tregut të naftës që sipas tij do të qëndronte stabël ndonëse në vitin 2014 do të kishte një rritje të lehtë të kërkesës.

“Vlerësoj se stabiliteti i tregut do të ndiqet nga niveli i kërkesës dhe ofertës dhe nga stabiliteti i çmimit”, theksoi ministri Nuaimi, vendi i të cilit është eksportuesi i parë i naftës bruto në botë.

Arabia Saudite si dhe vendet e tjera të OPAEP-it, të cilat janë pjesë edhe e OPEC-ut, vendosën, në mbledhjen e fundit të mbajtur në fillim të dhjetorit mes ministrave në Vjenë, ta lenë çmimin e naftës bruto të pandryshuar dhe prodhimin e saj në 30 milionë fuçi në ditë për ruajten e ekuilibrave të tregut.

”Por, rritja e prodhimit botëror të naftës bruto e lidhur kjo me një rritje të lehtë të kërkesës, rrezikon që të prishë stabilitetin e çmimeve në vitin 2014 dhe të ndërlikojë synimet e OPEC-ut që të mbajë një konstante 100 dollarë për fuçi”, sipas analistëve.

”Gjithashtu, ambiciet e Irakut dhe Iranit, një normailizim i mundshëm i prodhimit libian dhe rritja e fortë e prodhimit të naftës bruto nga amerikaët mund të dërgojë në një mbingopje në vitin 2014, ndërkohë që pritet një rritje e lehtë e kërkesës”, kanë vlerësuar analistët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit