Mijëra punonjës, shumica prej tyre afrikanë, janë mbledhur në Riad të Arabisë Saudite, ditën e diel, duke kërkuar riatdhesim, pas përleshjeve që lanë dy të vdekur dhe 68 të lënduar.
Kërkesa për riatdhesim erdhi pasi mijëra punonjës migrantë, të cilët e kishin barrikaduar veten brenda shtëpive të distriktit Manfuha, u vetëdorëzuan para policisë, me qëllim të t’i jepnin fund përleshjeve.
Përleshjet erdhën katër ditë pasi një burrë nga Etiopia u vra në të njejtin distrikt, gjatë një operacioni kërkimi për migrantët, të cilët nuk posedonin dokumentacionin e duhur për qëndrim në Arabinë Saudite. Transmeton Evropa e Lire.
Autoritetet saudite nisën të hënën një operacion të tillë në shkallë kombëtare, pas një amnistie shtatë mujore për punonjësit migrantë, të cilëve iu kishin skaduar lejet e punës ose nuk ndodheshin në mardhënie zyrtare pune./kohaislame.com