1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Arabi Saudite: Mbreti i ri fillon t’i lirojë disa dijetarë të cilët ishin burgosur më herët

Më të lexuarat

Autoritetet saudiane kanë filluar të lirojnë disa nga dijetarët që me vite gjenden në burgje. Autoritetet kanë liruar nga burgu shejh Abdurahman Es-Sudejsin dhe shejh Akil El – Akil, njofton islambosna.

Shjeh Abdurahman Es-Sudejsi është kushëri i imamit të njohur të Qabesë. Ai në burg është gati 12 vjet. Para se të burgoset ka qenë anëtarë i këshillit mësimorë të Universitetit Ummu El-Qura në Mekë dhe imam në xhaminë Furkan.

Akil El – Akil ishte drejtorë i organizatës El-Haramejn dhe në Saudi ka qenë i njohur si Ebu Amel El-Hajri. Ai u arrestua për shkak se autoritete amerikane e akuzuan për financim të terrorizmit. Akil El-Akil u lirua një muaj pasi që Këshilli i Sigurimit largoi ermin e tij nga lista e terroristëve.

Duke komentuar lirimin e tyre, thirrësi i njohur saudian, Selman El-Avde, përndryshe ish viktimë e regjimit saudian tha: “Falënderimet i takojnë Allahut për gjendjen tuaj të mirë.”/Islampress/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit