Zyrtarët thonë se këta persona kishin mbledhur informata për një vend të huaj – të pa identifikuar – në objekte e instalime të rëndësishme saudite.
Autoritetet në Arabinë Saudite kanë arrestuar 18 persona, përfshirë një iranian dhe një libanez, nën dyshime për spiunazh.
Ministria e brendshme thotë se 16 të tjerë të dyshuar janë sauditët. Ata u arrestuan gjatë bastisjeve në katër rajone në të gjithë vendin.
Zyrtarët thonë se këta persona kishin mbledhur informata për një vend të huaj – të pa identifikuar – në objekte e instalime të rëndësishme saudite.