Është zbuluar se ora inteligjente e shumëpërfolur e kompanisë Apple, e cila ka pak ditë që ka mbërritur tek konsumatorët, është produkti që ka koston më të vogël harduerike ndër të gjitha pajisjet që mbajnë logon e Apple. Ky përfundim vjen si pasojë e një studimi nga firma kërkimore IHS.
Kostoja e harduerit e një Apple Watch është rreth 24% të çmimit me të cilit shitet kjo orë në treg, një përqindje kjo më e ulët se 28-29% e një iPhone, deklaroi firma IHS. Apple Watch versioni Sport kushton 349$, gjatë zbërthimit të pjesës së brendshme të kësaj pajisje u zbulua se kosto totale e pjesëve përbërëse është 81.20$ duke i shtuar dhe koston e prodhimit në 83.70$.
Kosto 24% e vlerës së shitjes, do të thotë se pjesa e mbetur 76% është fitim për kompanisë Apple. Padyshim që kjo orë do të jetë burimi më i madh i parave për gjigandin e teknologjisë. (PC World Albanian)