4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Apple vs. Samsung, beteja për tregun 219 miliardë dollarësh

Më të lexuarat

Prodhuesi më i madh i telefonave mobil, Samsung Electronics Co. është ndaluar nga shitja e modelit të saj të telefonit me Google, Galaxy Nexus në tregun e SHBA-ve, pas dëgjimit të dytë në seancën gjyqësore në të cilën kompania është në betejë globale me rivalin Apple.

Vendimi i marrë nga gjykatësja e qarkut në San Jose, Lucy Koh, vjen si vazhdimësi e vendimit të mëhershëm për ndalimin e tabletit Samsung Galaxy Tab 10.1 për shitje, pas thyerjes së patentave dhe markave të regjistruara për telefona dhe tablet, siç thoshte vendimi i gjykatës.

Dy nga prodhuesit më të mëdhenj të telefonave të avancuar si iPhone 4S apo Galaxy SIII vazhdimisht kanë akuzuar nëjri-tjetrin për kopjimin e dizajnit të pajisjeve mobile, dhe këtë betejë ata tashmë e kanë zgjeruar në katër kontinente të ndryshme të botës, për të dominuar në tregun prej 219 miliardë dollarëve.

Pas refuzimit të vazhdueshëm të ankesave të Apple, gjykata tani ka vendosur të bllokojë shitjen e telefonit të Samsung dhe Google, përkatësisht modelin Galaxy Nexus. / Telegrafi / kohaislame /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit