-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Apple tregon çfarë të bëni që ta shpejtoni celularin

Më të lexuarat

Apple më në fund e pranoi, bateritë kanë një jetëgjatësi të shkurtër dhe e ngadalësojnë punën e celularit sapo të vjetrohen.

Lajmet se Apple qëllimisht ngadalëson celularët e vjetër sapo të dalin modelet e reja, pushtuan rrjetet sociale këtë javë.

Por, gjigandi teknologjik nuk vonoi dhe doli menjëherë me një reagim zyrtar, ku pranoi se është e vërtetë që celularët ngadalësohen, por se faji qëndron tek bateritë.

Bateritë kanë ngadalësuar celularët iPhone, duke i bërë shumë njerëz të mendojnë se kompania po i detyron njerëzit që të blejnë një celular të ri.

Njerëzit nuk janë të lumtur. Në fakt, një padi është ngritur kundër kompanisë nga përdoruesit e iPhone. Por, sipas kompanisë, ka një mënyrë se si ta shpejtoni punën e celularit tuaj.

Ju mund ta ndërroni baterinë e celularit dhe ta merrni një bateri të re. Kjo do ta rikthejë fuqinë e procesorit të celularit dhe natyrisht kushton shumë më lirë se ta blini një celular të ri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit