-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Apple synon të zhvendosë sensorin e gjurmëve të gishtërinjve në ekran

Më të lexuarat

iPhone-t e së ardhmes mund të kenë një Touch ID jo më të përqëndruar vetëm në butonin Home, por të hapur në të gjithë ekranin, duke i ofruar përdoruesit disa opsione përdorimi. Me këtë sistem, iPhone është në gjëndje të njohë shenjat e gishtave në çdo pikë të ekranit. Në këtë mënyrë, mund të bllokojë dhe ç’bllokojë pajisjen duke prekur një pikë çfarëdo në ekran, dhe në të njëjtën mënyrë mund të shfrytëzojë edhe funksionet e tjera të Touch ID.

 

Sistemi parashikon edhe mundësinë e regjistrimit të disa prekjeve të njëkohësishme, duke rritur kështu sigurinë e iPhone dhe iPad. Për të evituar performanca jo në lartësinë e duhur të sensorit Touch ID në butonin Home, Apple parashikon të integrojë një lexues në formën e një qarku të integruar në sipërfaqen e poshtme të ekranit, në gjëndje jo vetëm të lexojë shenjat e gishtave, por edhe të diktojë forcën që ushtrohet mbi të.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit