Gjatë Konferencës Mbarëbotërore të Zhvilluesve, shefi ekzekutiv i Apple-it, Tim Cook, njoftoi se në dyqanin e aplikacioneve ishin shkarkuar mbi 100 miliardë aplikacione deri tani.
Apple e ka hapur për herë të parë dyqanin e saj të aplikacioneve në vitin 2008. Fillimisht ky dyqan kishte rreth 500 aplikacione. Sipas statistikave të fundit të publikuara nga appshopper.com, platforma ka tani mbi 1.5 milionë aplikacione. Kjo shifër përfshin vetëm aplikacionet aktive, pasi nëse do të numëronim aplikacionet që kanë qenë ndër vite, atëherë numri do të shkonte në 2,312,658.
Më shumë se 1 milion prej tyre (1,010,928) janë për iPhone, 481,970 janë për iPad, dhe rreth 545,000 janë aplikacione universale që mund të përdoren tek të gjitha llojet e pajisjeve. Ka gjithashtu edhe 23,423 aplikacione për kompjuterët Mac.