Gjërat për kompaninë ‘Apple’ nuk po shkojnë edhe aq mirë. Së fundmi dy përdorues të saj e kanë hedhur në gjyq me arsyetimin se kompania ka ndërhyrë në pajisjet e tyre pa kërkuar të drejtën e aksesit nga personat.
Personat në fjalë kanë vendosur që ta çojnë më tej këtë akuzë teksa kanë filluar të mbledhin firma nga gjithë përdoruesit e Iphone-ve më të vjetër se 8-ta. Probleme të shumta janë shfaqur që pas daljes së iOS 11.1.1, konsumimi i baterisë është ndër më të dukshmit.
Apple së fundmi e ka pranuar ekzistencën e këtij problemi dhe ka deklaruar se po bën përpjekje për ta zgjidhur. Se sa do i kushtojë kompanisë ky gabim nuk dihet ende, por ajo qe dihet me siguri është që ‘paditësit’ nuk do të dorëzohen lehtë.