Apple mund të përdorë në produktet e saj iPhone dhe iPad orën e famshme të hekurudhave zvicerane.
Ky është përfundimi i bisedimeve mes dy palëve, detajet e të cilit sic thuhet në komunikatën e autoriteteve hekurudhore helvete, do të mbeten konfidenciale.
Me hedhjen në treg të iOS6 Apple hodhi për të gjithë përdoruesit e produkteve të saj edhe një dezajn të ri të kohëmatësit. Bëhej fjalë për orën me fushë të bardhë, akrepat e orës dhe të minutës ngjyrë të zezë dhe atë të sekondave ngjyrë të kuqe.
Menjëherë pas kësaj, hekurudhat zvicerane kontaktuan me Apple për ta njoftuar se gëzonte patentën e dezajnit të kësaj ore që nga viti 1944 kur u projektua nga inxhinieri Hans Hilfiker.kohaislame