4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Apple mund të implementojë çipat e Samsung në iPhonët e ardhshëm

Më të lexuarat

Gjenerata e ardhshme e iPhonëve thuhet se do të përfshijë një cip të prodhuar nga rivali i Apple, Samsung. Sipas një raporti nga Bloomberg, Samsung është pjesë e atyre prodhuesve që do të prodhojnë procesorin A9 i cili pritet të përdoret në smartfonit iPhone 6S kur ai të debutojë vjeshtën që vjen.
 
Ndërkohë që Apple njihet për bashkpunimet me Samsung për fuqizimin e smartfonëve të saj në të shkuarën, para pak kohësh kjo kompani vendosi të bashkpunonte me prodhuesin Taiwan Semiconductor Manufacturing Co duke i dhënë fund kështu partneritetit të gjatë me Samsung vitin e shkuar. Largimi i Apple nga Samsung u bë shkak i disa mosmarrëveshjeve ligjore mes dy kompanive që kryesisht patën në fokus shkeljen e patentave.
 
Sipas të dhënave të Gartner, Apple përbën 7.6% të industrisë së cipave duke shpenzuar 25.8 miliard dollar vitin e shkuar për procesorët. Samsung Electronics dhe Apple kanë kryesuar listën e konsumit së këtyre pajisjeve për 4 vjet me radhë dhe vendimet e mara nga këto dy kompani kanë pasur një ndikim të madh në gjithë industrinë’, tha analisti kryesor i hulumtimeve në kommpaninë analitike Gartner.
 
Pavarësisht faktit se Samsung arriti të ishte numri një si konsumatori më i madh i cipave gjysmë përcues, norma e rritjes së tij në vitin 2014 ishte më e ulët se rritja globale. Kjo sepse Samsung është fokusuar më shumë në tregun e smartfonëve dhe është tërhequr nga disa pjesë të tregut të kompjuterave. Por nëse këto raporte janë të vërteta atëherë kërkesat masivë të Apple ndaj Samsung për prodhimin e procesorëve do të sjellin një rigjallërim të kësaj pjese të tregut të Samsung./PCWorld
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit