-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Apple me 128 miliardë dollarë është brendi më i vlefshëm në botë

Më të lexuarat

Sipas hulumtimit të fundit të kryer nga “Band Finance” mbi 500 brende më të vlefshëm, kompania amerikane Apple me 128 miliardë dollarë për të katërtën herë është brendi më i vlefshëm në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Hulumtimi ka treguar se këtë vit vlera e pesë brendeve më të vlefshme, përkatësisht markave botërore, në krahasim me vitin e kaluar është rritur me 12.3 për qind dhe arriti shifrën prej 413,4 miliardë dollarë. Kompania Apple brenda një viti ka rritur vlerën me 23 përqind. 
 
Pas kompanisë Apple pason Samsung me 81,7 miliardë dollarë, që është një rritje në krahasim me vitin 2014. Pasojnë Google me 76,6, Microsoft 67, Verizon 59,8, AT&T 58,8, Amazon 56,1, General Electric 48, China Mobile 47,9 dhe Walmart me 46,7 miliardë dollarë.
 
Kompania Twitter në krahasim me vitin e kaluar ka realizuar vlerën më të madhe pasi që këtë vit shënoi një rritje prej 185 përqind dhe rriti vlerën në 4,3 miliardë dollarë. 
 
Vlera e kompanisë Facebook në krahasim me vitin e kaluar është rritur për 146 përqind, dhe arriti vlerën prej 24,1 miliardë dollarë dhe kështu ka përparuar nga vendi i 122-të në vendin e 30-të të listës në fjalë të përpiluar nga agjencia “Brand Finance”.
 
Në listën, në të cilën ndodhen brendet nga 31 vende, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vendin e parë me 188 brende të vlerës së përgjithshme prej 2 trilion dhe 33 miliardë dollarë. Kina ndodhet në vendin e dytë me 42 brende vlera e përgjithshme e të cilëve është 397,7 miliardë dollarë, ndërsa Japonia me 40 brende të njohura të vlerës 349,1 miliardë dollarë ndodhet në vendin e tretë. Pasojnë Britania e Madhe me 40 brende, Franca me 33, Gjermania me 29 dhe Suedia me 18 brende të njohura.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit