Sot gjatë ditës, Apple ka njoftuar se do të zbres çmimet e laptopëve të saj MacBook Pro me Retina Display 13” ndërsa do të përditësojë procesorët e tyre, për t’i bërë më të shpejtë.
Edhe modelet me ekran prej 15-inç do të kenë specifika të reja dhe të përmirësuara, edhe pse çmimi i tyre do të mbetet i njëjtë.
Çmimet për Retina MacBook Pro 13” fillojnë prej 1,499 dollarë për modelet me 128GB memorie, apo 1,699 dollarë për versionin me 256GB. Modeli premium i kësja linje do të përfshijë procesorin me 2.6GHz Intel Core i5.
Modeli me 15 inç do të fillojë të shitet me një çmim prej 2,199 dollarësh, por procesori i ri që vjen me të është quad-core 2.4GHz Core i7. / Telegrafi /