Të gjithë ata që janë duke përdorur modelet më të vjetra të iPhone-it mund të ndihmohen nga Apple kur të lansohet sistemi i ri operativ iOS 9.
Sipas 9to5Mac, përditësimi i sistemit do të jetë edhe për pajisjet e vjetra siç janë iPhone 4S dhe iPadi i parë mini.
Apple këtë vendim e ka marrë për të përmirësuar stabilitetin me sistemin e ri operativ sesa të prezantojë opsione të reja te pajisjet të cilat nuk mund t’i përballojnë ato.
Kompania thuhet se është duke punuar në një version më të lehtë të iOS 9 që mund të punojë te iPhonët e vjetër.