0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Apple lançon iPhone 5S të zhbllokuar, tashmë funksionon në çdo rrjet GSM

Më të lexuarat

Në qoftë se do të dëshironit një iPhone 5S të zhbllokuar, sot është dita juaj me fat sepse Apple ka njoftuar lançimin e këtij versioni.

Kjo do të thotë se modeli 5S mund të funksionojë me çdo rrjet GSM madje, mund të blihet pa kartë SIM ose me kartë T-Mobile.
Në SHBA, T-Mobile dhe AT&T janë të vetmet rrjete telekomunikacioni që funksionojnë me iPhone-ët e zhbllokuar , por në qoftë se keni në plan të udhëtoni në Europë apo në vende të tjera të botës, pothuajse të gjitha kompanitë celulare operojnë me rrjete GSM dhe do t’a keni shumë të lehtë që të blini një kartë tjetër SIM për t’a përdorur gjatë udhëtimit.
Sigurisht kostoja e iPhone-it të zhbllokuar do të jetë akoma më e lartë (rreth 200 $ më tepër). Modeli 16 GB do të kushtojë 650 $, modeli 32 GB do të kushtojë 750 $, ndërsa modeli 64 GB do të kushtojë 850 $.
Kohëzgjatja e dërgesës së iPhone 5S të zhbllokuar varion nga 1 deri në 2 javë. Në qoftë se nuk blihet numër me kontratë dërgesa shkurtohet deri në 3 ose 5 ditë. Kohëzgjatja nuk do të ndikohet nga ngjyra e përzgjedhur për iPhone 5S përfshirë këtu edhe ngjyrën e artë.
Sigurisht, Apple ofron edhe modele të tjera iPhone-ësh të zhbllokuar madje, iPhone 5C ka qenë i disponueshëm që në momentin e lançimit në muajin shtator. Po kështu edhe modelet iPhone 5 apo 4S ofrohen të zhbllokuar nga Apple. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit