iPhonët e Apple tani për tani prodhohen jashtë SHBA, ndërsa tani Apple është duke shikuar mundësitë që t’i prodhoj ata në SHBA, transmeton Koha
Me zgjedhjen e Donald Trump, President të SHBA, mund të ketë ndryshime për kompanitë prodhojnë produktet e tyre jashtë saj.
Sipas një raportimi të fundit, Apple është duke pyetur dy prodhues të mëdhenj që janë partnerë të saj, Foxconn dhe Pegatron për mundësinë e prodhimit të iPhone në SHBA, transmeton koha.net.
iPhonat e Apple tani për tani prodhohen në Kinë, dhe, nëse Donald Trump e bën atë që ka thënë para zgjedhjeve, Apple mund të detyrohet të prodhoj iPhonat në SHBA.
Nëse Apple nuk fillon të prodhoj iPhonat në SHBA, kostoja e produktit mund të rritet në masë të madhe.
Donald Trump ka thënë para fitimit të zgjedhjeve, se do të kërkojë 45 për qind taksa për produktet e importuara nga Kina.