3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Apple, kompjuterët Mac sulmohen nga hakerët!

Më të lexuarat

Kohët e fundit edhe Apple u sulmua nga hakerat që kishin infektuar kompjuterat Macintosh të disa punonjësve të kompanisë, është thënë në njoftimin e kompanisë të lëshuar, e cila i cilësoi sulmet si “thyerjet më të rrepta” të sigurisë të cilat kishin ndodhur kundër Apple ndonjëherë.
Hakerë të panjohur kishin infektuar kompjuterët e disa punonjësve të Apple kur ata kishin vizituar një uebfaqe të zhvilluesve të softuerit, dhe më pas janë infektuar me softuerin malicioz.

“Krimbi” ishte dedikuar për të sulmuar kompjuterët Mac, thuhet në njoftimin e kompanisë për Reuters.

Softueri i njëjtë i cili infektoi kompjuterët Mac përmes eksploatimit të një defekti në versionin e softuerit të Oracle, Java, ishte përdorur për të lëshuar sulme edhe ndaj Facebook, për të cilin rrjeti social kishte folur të premten.

Kurthi i njëjtë ishte përdorur edhe për sulme të bëra ndaj kompanive tjera të cilat përdornin kompjuterët Mac, ka thënë Apple, pa detajuar nivelin e sulmeve dhe dëmeve të shkaktuara nga krimi më i madh kibernetik i cili e ka prekur kompaninë më të madhe amerikane të teknologjisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit