-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Apple humb betejën kundër Samsung në Japoni

Më të lexuarat

Vendimi i gjykatës amerikane në betejën Apple kundër Samsung bëri jehonë më shumë se të gjitha gjykimet tjera në mbarë botën.

Kemi parë se Samsung u ndalua të shesë modele të caktuara në disa shtete, si Gjermania dhe Hollanda, por në rastin e Britanisë së Madhe ishte krejtësisht ndryshe, ku Gjykata atje vendosi se Apple duhet t’i kërkojë falje publikisht kompanisë Samsung.

Sot megjithatë, nga Japonia vjen një lajm shumë i mirë për Samsung, ku Gjykata vendosi në favor të tij duke përmendur se patentat e Apple nuk janë shkelur.

Në këtë rast konkret bëhet fjalë, sipas pretendimeve të Apple, se Samsung i ka shkelur të drejtat e patentave në segmentin e sinkronizimit të muzikës dhe videove me kompjuter PC në modelet Samsung Galaxy S, Galaxy Tab dhe Galaxy S II.

Natyrisht, paditë dhe mosmarrëveshjet dallojnë nga shteti në shtet, në varësi të ligjeve që janë në fuqi në to, kurse deri tani kemi mundur të shohim se amerikanët kanë ato më qesharaket.

Ky vendim vjen pasi Samsung humbi betejën kryesore për patenta gjatë javës së shkuar në SHBA ku edhe u detyrua të paguajë më shumë se një miliardë dollarë gjobë. Ky është një ndër rastet e shumta që dalin në Gjykata në mbarë botën në mes të këtyre dy liderëve në tregun e smartfonëve.

“Ne mirëpresim vendimin e Gjykatës, e cila konfirmoi qëndrimin tonë se produktet tona nuk cënojnë pronën intelektuale të Apple,” tha në një deklaratë kompania Samsung.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit