0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Apple fiton betejën me Samsung

Më të lexuarat

Gjyqi amerikan vendosi që kompania koreano-jugore Samsung, duhet t’i paguajë si kompensim Apple 1.05 miliardë dollarë për shkak të vjedhjes së pronës intelektuale.

Konkretisht, u vendos se disa pajisje të Samsung-ut përdorin softuerin të cilin Apple e ka patentuar për prodhimet e veta të iPhone-it. Në këtë mënyrë vazhdoi lufta mes Samsung dhe Apple, kurse kësaj rradhe kompania amerikane e shfrytëzoi “përparësinë e terrenit vendas”, edhe pse nuk morrën dëmshpërblimin që ata kërkuan prej 2,5 miliardë dollarësh.

Samsung u ankua në gjyqin amerikan, ku kërkuan dëmshpërblim prej 519 milionë dollarësh, duke pohuar se është Apple ai i cili i ka vjedhur disa nga patentat e tyre, si ajo e dëgjimit të muzikës në prapavijë ndërsa përdoruesi është duke kryer punë tjera në pajisje etj. Po ashtu, Samsung pohon se argumentet e Apple për vjedhje të pronës intelektuale janë të pavlefshme.

“Ky vendim do të thotë humbje për konsumatorët amerikanë. Kjo vetëm se do të sjellë mundësi më të vogla të zgjidhjes, më pak risi dhe potencialisht çmime më të mëdha”, komentuan njerëzit nga Samsung për rëndësinë e këtij vendimi.

Nuk i ndihmoi, juria prej nëntë vetësh në gjyqin e Kalifornisë vendosi në favor të kompanisë vendase, por Samsung tashmë ka njoftuar se do të apelojë kundër këtij vendimi.

Pritet që Apple të kërkojë edhe ndalimin e shitjes së disa pajisjeve të Samsung-ut në tregun amerikan, që në njëfarë mënyre do të ishte një hakmarrje për ndalimin e shitjes së një varg pajisjesh të Apple në tregun koreano-jugor.

Megjithatë, edhe pse gjyqi koreano-jugor konstatoi se Apple i ka vjedhur teknologjinë Samsung-ut për internet wireless, kompensimi u përcaktua në vetëm 35.000 dollarë, që mund të thuhet se deri tani Apple po e fiton luftën kundër Samsung.

Kjo luftë ngadalë po merr përmasa globale, sepse mosmarrëveshjet mes këtyre dy kompanive po zhvillohen gati në të gjitha vendet e botës. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit