Apple ka mundësi të presë një rritje të kërkesës për iPhone, me vaksinat antiCOVID-19 që po përmirësojnë mjedisin e biznesit dhe me shumicën e njerëzve ende duke punuar në distancë për shkak të pandemisë, thonë ekspertët.
Sipas një raporti nga “Bloomberg”, drejtuesi i teknologjisë po kërkon të rrisë prodhimin e iPhone-it të ri me 20% në vitin 2021.
Apple thuhet se u ka kërkuar prodhuesve të përgatisin deri në 90 milionë iPhone këtë vit.
Pritet që iPhone 13 të jetë prezantimi i dytë i Apple me 5G. Gjithashtu, kompania po planifikon, përditësime për të gjitha modelet aktuale, ndërsa dizajni do të mbetet kryesisht i pandryshuar