2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Apple dhe Samsung takim për tu pajtuar!

Më të lexuarat

Apple dhe Samsung kanë konteste të ndryshme gjyqësore në vende të ndryshme të botës, ku njëra kompani e akuzon tjetrën për shkelje të patentave të ndryshme për produktet dhe shërbimet që i ofrojnë në treg.

Mirëpo, me sa duket, kompanitë e njohura botërore tani janë pajtuar që të takohen dhe të diskutojnë për një marrëveshje të mundshme, e cila do t’i mbante kompanitë jashtë sallave të gjyqit.

Për rastin e fundit në SHBA, gjykatësi nuk e ka mohuar mundëisnë që këto dy kompani të takohen, dhe një gjë e tillë tashmë duket se do të ndodhë, përafërsisht gjatë javës së fundit të muajit maj.

Tani është konfirmuar se takimi i dy udhëheqësëve të këtyre kompanive do të mbahet më 21 ose 22 maj në San Francisko, për të parë mundësinë e arritjes së një marrëveshje për disa çështje të hapura të këtyre kompanive. / Telegrafi / 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit