-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Aparaturat jashtë funksionit në QKUK, pacientët detyrohen të marrin shërbimet privat

Më të lexuarat

Aparatura të ndryshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nuk janë duke funksionuar. Pacientët, të cilët kanë nevojë për këto aparatura po i marrin shërbimet në institucione private spitalore, shkruan sot Koha Ditore.

Koronarografi ka hyrë në muajin e tretë që kur nuk funksionon. Kjo ka bërë që Klinika e Kardiologjisë në QKUK të bllokohet.

Por, përveç kësaj, edhe aparatura të tjera janë jashtë funksionit tash disa muaj. Në Klinikën e Urologjisë ka disa muaj që është jashtë funksionit aparatura për thyerjen e gurëve në veshka.

Pasi që QKUK-ja nuk po e servison këtë aparaturë, ata po detyrohen që këtë shërbim ta marrin në sektorin priva.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit