2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

AP: Nga urdhri i ri për migrim do të hiqet Iraku

Më të lexuarat

Në urdhrin e ri të presidentit amerikan, Donald Trump, për imigrimin, nga lista e vendeve, shtetasit e të cilave përkohësisht nuk do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, do të hiqet Iraku, i kanë thënë agjencisë Associated Press (AP) zyrtarët amerikanë.

Sipas disa zyrtarëve që kanë folur me AP-në, ky vendim u bë pas presionit të Pentagonit dhe Departamentit të shtetit, të cilët kërkuar nga Shtëpia e Bardhë, që ta rishqyrtoj përfshirjen e Irakut, duke pasur parasysh rolin kryesor në luftimin e grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Shtetasit e 6 vendeve të tjera më popullatë shumicë myslimane, Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni, mbeten në listën e ndalesës, kanë thënë zyrtarët, të cilët ka folur në kushte anonimiteti, pasi nuk janë të autorizuar të flasin për këtë çështje, para se urdhri të nënshkruhet.

Ndalesat në urdhër zgjasin për 90 ditë.

Zyrtarët thanë, po ashtu, se urdhri nuk përmbanë çfarëdo përjashtimi eksplicit të minoriteteve fetare të shteteve, që gjenden në listën e ndalesës.

Administrata Trump ishte akuzuar për shprehje të këtilla për t’i ndihmuar të krishterët të hyjnë në SHBA, ndërsa përjashtoheshin myslimanët.

Pritet që brenda disa ditëve të ardhshme, presidenti Trump do ta nënshkruaj urdhrin, kanë thënë zyrtarët.

Urdhi i parë për imigrim, i nënshkruar në fund të muajit janar të këtij viti, është pezulluar nga gjykatat.

Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur kërkesës për koment lidhur me këtë çështje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit