Antenat e telefonisë mobile IPKO dhe VALA nuk janë të licencuara nga Agjencia për Mbrojtjen na Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore dhe nuk dihet sa rrezatojnë.
Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore, Ferki Fejza, për herë të parë në emisionin Puls te Mefaili Bajqinovcit në KTV, shpehet se asnjë matje zyrtare për nivelin e rrezatimit nga atenat e telefonisë mobile në Kosovë nuk janë bërë. Çdo matje që është bërë deri më sot nuk është matje e verifikuar, nuk është matje zyrtare, dhe nuk pranohet si matje zyrtare nga Agjencia për Rrezatim dhe Siguri Bërthamore.
Ferki tregon se licencimi apo marrja e lejes për mbrojtje nga rrezatimi janë kompetencë e Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore me ligjin e agjencisë që është aprovu vitin e kaluar.
Operatorët e telefonisë mobile Vala dhe Ipko nuk kanë leje nga Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.
Personalisht mendoj se ka lëshime tek vendosja e antenave të telefonisë mobile. Në Kosovë nuk ka matje, prapa të cilave qëndron një institucion shtetëror dhe që ka mbështjete ligjore sipas standardeve ndërkombëtare. Matje mund të bëjnë ekipe të ndryshme për punë të brendshme të operatorëve, ose për studime për doktoraturë etj. Matjen mund ta bëj kompania e cila është e akredituar e pastaj shtron kërkesën për licencim në Agjencinë tonë. Pas licencimit ajo mund të bëjë matjen që pranohet zyrtarisht nga shteti, tha Ferki.
Kompania për tu licencuar duhet të ketë staf të graduar dhe profesional, t’i posedojë pajisjet adekuate për matjen e rrezatimit. Pas kësaj bëhet kërkesa për licencim në Agjencinë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.
Tash kemi rritjen e numrit të operatorëve dhe rritjen e fushave elektromagnetike. Dhe në start rritet rrezikun. Problemi është se ne vetëm mund të supozojmë. Deri sa nuk ka matje zyrtare, nuk e dimë sa ka rrezatim në Kosovë. Agjencia ka shumë probleme, nuk ka trup inspektues. Mbase deri në fund të vitit do të funksionalizohemi. Kemi buxhet të ulët dhe mungesë stafi. I kemi vetëm 28 mijë euro buxhet dhe vetëm tre njerëz në staf.
Shyqri Dumani, shef i Shërbimit për Mbrojtje nga Rrezatimi në kuadër të Institutit të Mjekësisë së Punës me seli në Obiliq, tha se antenat e telefonisë mobile bazë i kanë valët goditëse deri në 300 megaherc, ndërsa telefonat celular të xhepit i kanë 20 megaherc
Antenat e telefonisë mobile janë të vendosur vend e pavend, valët e antenave të telefonisë nuk guxojnë mu ndesh në objekt banimi. A e dini çka ndodh me ata banorë? Sipas studimeve, rrezet e antenave të telefonisë mobile shkaktojnë probleme me shikim, probleme psiqike, probleme me shtypjen e gjakut, shkaktojnë nervozë dhe kancer të veshit dhe trurit.
Diku mbi 70% të valëve elektromagnetike depërtojnë në trurin e njeriut dhe sulmojnë qelizat dhe krijojnë temperaturë të lartë.
Literatura të ndryshme tregojnë se 1 mijë metra larg objektit të banimit duhet të montohen këto antenna bazë të telefonisë mobile.
Antenat nuk guxojnë asesi të vendosen në Spitale, shkolla dhe objekte tjera janë të ndaluara. Kemi një anarki totale në vendosjen e antenave të telefonisë mobile, duhet të rregullohet me një rregullore dhe të fillojnë me matje zyrtare mha Agjencia për Rrezatim dhe Siguri Bërthamore pra duhet të brengosemi
Nehat Llonqari, inxhiner, specialist i Shërbimeve në Vala, thotë se Operatori Vala i ka të vendosura antenat sipas rregullave dhe standardeve ndërkombëtare. Ne i kemi bërë matjet në vitin 2003, kemi bë protokoll matje me kërkesë të Ministrisë së Ambientit në vitin 2003. Matja që është bërë në lagjën Emshir ka dal në vlera normale .
Këto matje janë bërë nga ekspertët më të njohur nga Universiteti i Prishtinës.
Nuk ka vend ku nuk ka rrezatim, diku më shumë diku më pak. Hulumtimet e rrezatimit jojonizues kanë tregu se nuk ka efekte për sëmurjen nga kanceri. Gjithmonë ka dyshime por ende ska rezultate. Nuk ka tejkalime nga antenat e telefonisë mobile VALA. Ne jemi të gatshëm t’i përmbahemi të gjitha rregullave të qeverisë. Të na monitorojnë.kohaislame