1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Antarktida (Poli i Jugut), i mbushur me diamante

Më të lexuarat

Kanberra, 19 dhjetor – Nën shtresat qindravjeçare të akullit në Antarktidë (Polin e Jugut) mund të gjenden rezerva të tëra diamanti dhe gurësh të tjerë të çmuar, bënë të ditur të enjten kërkuesit australianë.

Gjatë një ekspedite në Antarktidën Lindore, disa ekspertë grumbulluan një sërë gurësh duke gërmuar nën akull dhe analizimi i mëtejshëm i përbërjes së gurëve jep garanci të mëdha që në afërsi të gjenden shtresa të tëra me diamante.

Ndonëse përkatësia e territorit të Antarktidës është e ndarë midis disa shteteve, asnjë nuk ka aktualisht të drejtë të gërmojë në Polin e Jugut.

Rezervat bëhen edhe më tërheqëse nga fakti se ato nuk janë shfrytëzuar kurrë më parë gjatë historisë.

“Do të ishte një befasi për ne nëse nuk do të kishte diamante në zonën e identifikuar prej nesh”, deklaroi Greg Yaxley, ekspert i Universitetit Australian të Kanberras, njëkohësisht personi që drejtoi studimin, transmeton TCH.

Në analizimin e përbërjes, Yaxley dha garanci se diamanti që ndodhet në Antarktidë është i njëjtë me atë të Kimberley, qytetit afrikano-jugor, pranë të cilit ndodhet miniera më e madhe në botë e diamanteve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit