1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Annan: Vonë për ndërhyrje ushtarake në Siri

Më të lexuarat

Ish-i dëguari i Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Annan, ka thënë se është tepër vonë për intervenim ushtark në Siri dhe se sipas tij armatosja e kundërshtarëve të presidentit Bashar al-Assad nuk do t’i japë fund konfliktit dyvjeçar.

Annan, i cili ka dhënë dorëheqje gushtin e kaluar, për shkak se nuk ka pasur mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u ka bërë thirrje fuqive botërore qe të respektojnë marrëveshjen për zgjedhje politike të krizës, e cila është arritur vitin e kaluar në Gjenevë.

“Nuk shoh mundësi për intervenim ushtarak në Siri. Për këtë është shumë vonë. Nuk jam i sigurt se ai nuk do të sjellë dëme shtesë”, ka thënë Annan, raporton Reuters.

Franca dhe Britania e Madhe i kanë kërkuar BE-së që të lehtësojë embargon e armëve për Sirinë, në mënyrë që të furnizojnë me armë shtesë rebelët sirianë.

Ndërkaq, plani i Gjenevës parasheh tranzicion politik në Siri, por nuk precizon rolin e presidentit aktual, Bashar al-Assad.

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 70,000 njerëz kanë humbur jetën në dy vjet luftime midis fiorcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë, që duan ndryshimin e regjimit. /BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit