Kofi Anani ka paraqitur dorëheqje nga posti i të dërguarit special i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, nëpërmjet një kumtese njoftoi se Annan i ka thënë se ka për qëllim për të mos e ripërtrirë mandatin e tij, i cili i skadon më 31 të këtij muaji, raporton Rel.
Annani kishte tërhequr vërejtjen në muajin qershor se plani i tij gjashtëpikësh për ndaljen e dhunës në Siri, nuk po implementohej dhe për këtë e kishte fajësuar kryesisht qeverinë e presidentiti sirian, Bashar al-Assad.
Në kumtesën e tij, Sekretari Ban vlerëson se qeveria dhe forcat opozitare “vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre duke u mbështetur në rritjen e dhunës”. Ai po ashtu ka thënë se po vazhdojnë konsultimet me Ligën Arabe për “nominimin e shpejtë të pasardhësit” të Annanit. /Telegrafi/kohaislame