3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ankthi i ndarjes nga celulari

Më të lexuarat

Ka shumë njerëz që nuk ndihen rehat pa pasur në duar celularin e tyre për një kohë të caktuar dhe shkencëtarët kanë gjetur një emër për këtë ndjesi.

“Ankthi i ndarjes nga celulari” quhet simptoma që, sipas shkencëtarëve aziatikë, ka prekur shumicën e njerëzve tashmë. Ata thonë se njeriu e shikon celularin si një zgjatim të vetes dhe se nuk mund të jetojë dot më pa postuar në Facebook, Instagram dhe Twitter.

Kjo gjendje ankthi që shkencëtarët nga Hong Kongu e kanë quajtur nomofobi po përkeqësohet gjithmonë e më shumë dhe për këtë, fajin e kanë celularët që mund t’i personalizojmë sa të duam.

Simptomat përfshijnë paaftësinë për të fikur telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, karikimi i shpeshtë i tij dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, marrja e celularit me vete kur shkojmë në tualet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit