1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ankara – përfundoi samiti tresh Turqi-Afganistan-Pakistan

Më të lexuarat

Raundi i 7-të i Samitit tresh Turqi-Afganistan dhe Pakistan u mbajt dje në Ankara.

Presidentët e të tre shteteve shtruan për diskutim në tavolinë kryefjalë të rëndësishme.

Presidenti Abdullah Gyl në një vlerësim që i bëri takimit tha se në samit u shënua progres në drejtim të zgjidhjes së problemeve dhe zhvillimit të marrëdhënieve.

Në takimet dypalëshe mori pjesë edhe Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan.

Samiti trepalësh filloi me mbërritjen në Pallatin Presidencial “Çankaya” të Presidentit të Pakistanit, Asif Ali Zerdari.

Presidenti Gyl mysafirin e priti në hyrje të presidencës dhe bashkë me Zerdarin pozoi para kamerave duke shtrënguar duart.

Të dy presidentët hynë brenda nga Porta e Madhe e Nderit.

Kurse mysafiri i radhës në presidencë ishte Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Në presidencë presidentët mysafirë realizuan takime kokë më kokë në fillim me Presidentin turk Abdullah Gyl, pastaj edhe me Kryeministrin Erdoan.

Pas takimeve dypalëshe Presidenti Gyl, Zerdari, Karzai dhe Kryeministri Erdoan kaluan në takimin katërsh.

Pas bërjes së fotografisë familjare në kujtim të takimit u kalua në drekën e shtruar për nder të presidentëve mysafirë.

Në drekën zyrtare shtruar në pallatin presidencial “Çankaya” morën pjesë edhe Shefi i Shtatmadhorisë gjeneralarmate Nexhdet Ozel, Ministri i Punëve të Brendshme Idris Naim Shahin, Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit Binali Jëlldërëm, Nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme Feridun Sinirliollu dhe kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT) Hakan Fidan.

Menjëherë pas drekës filloi samiti tresh dhe më pas u mbajt këshilli i përgjithshëm.

Tema e samitit këtë vit ishte “devotshmëria”.

“Mes nesh ekzistojnë lidhje miqësie që i kanë rrënjët në histori. Ne kemi për detyrë që ti zhvillojmë dhe mbrojmë këto lidhje”, u shpreh Presidenti Gyl.

Pas takimit liderët e të tre vendeve dhanë një konferencë të përbashkët shtypi.

Presidenti Abdullah Gyl në fjalën e tij vuri theksin në bashkëpunimin për sigurinë dhe në luftën kundër terrorit.

“Problemet e rajonit do ti zgjidhin vendet e rajonit. Në kuadër të këtij dialogu në rajon do të dominojë stabiliteti dhe mirëqenia”, tha presidenti turk.

Pas përgjigjeve të pyetjeve të gazetarëve u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet 3 vendeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit