3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ankara: Grupi marksist merr për sipër sulmin ndaj ambasadës amerikane

Më të lexuarat

Fraksioni turk i ekstremit të majtë, Fronti Revolucionar për Çlirimin e Popullit, ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin ndaj ambasadës amerikane në Ankara ditën e premte. Grupi ka deklaruar se, akti i vetë-sakrifikimit ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend që e konsideron si “vrasës të popujve nëpër botë”.

“Luftëtari ynë Alisan Sanli kreu një akt vetë-sakrifikimi më 1 shkurt 2013, duke goditur ambasadën e SHBA në Ankara, vend që vret popujt nëpër botë”, ka deklaruar grupi përmes një njoftimi online, transmeton TCH.

Fraksioni terrorist, i njohur shkurt me inicialet DHKP-C, konsiderohet si një organizatë terroriste nga administrata amerikane dhe Evropa. Ai është fajësuar për një numër sulmesh që prej vitit 1970, përfshirë disa ndaj misioneve diplomatike amerikane.

Atentati i së premtes i mori jetën një rojeje sigurie të ambasadës, ndërtesë e ruajtur mirë, si dhe vetë atentatorit. Pas ngjarjes në fjalë SHBA njoftuan qytetarët e tyre që të mos vizitojnë misionet diplomatike në Turqi deri në një urdhër të dytë.

Departamenti i Shtetit deklaroi se një shtetase turke që po vizitonte ambasadën mbeti e plagosur rëndë nga shpërthimi, ndërsa disa punonjës të ambasadës morën plagë të lehta.

Ndërtesa e ambasadës është e mirëmbrojtur, por Uashingtoni zyrtar ka kohë që planifikon spostimin e misionit në një vend tjetër për arsye sigurie. Së fundmi u raportua se plani ishte në fazat finale të zgjedhjes së lokacionit të ri./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit