Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se do të dërgojë dy anije të marinës në ishujt e kontestueshëm të Kurileve, derisa pronësinë mbi ishujt e pretendon edhe Japonia.
Është raportuar se dy anijet do të vizitojnë tre ose katër ishuj, si pjesë e ceremonisë nderuese për marinsat sovjetikë, të cilët kanë humbur jetën atje gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Anijet e flotës “Pacifik” pritet të udhëtojnë në mes të 25 gushtit dhe 17 shtatorit, raportojnë mediat. Mosmarrëveshja mbi ishujt ka tensionuar marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Japonisë që nga viti 1945, kur forcat sovjetike kanë pushtuar ata.
Japonia thotë se ishujt janë pjesë e territorit të saj dhe i bën thirrje Moskës që t’i dorëzojë. /Telegrafi/kohaislame