-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Anija turke e dytë me ndihma për palestinezët mbërrin në Izrael

Më të lexuarat

Ka mbërritur në portin izraelit të Ashdodit anija e dytë turke me ndihma humanitare për palestinezë, pas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Izraelit.

Anija me emrin “Eclips”, e cila u nis nga porti turk i Mersinit ditën e premte për të dërguar ndihma humanitare për familjet në nevojë të Gazës, u prit nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Turqisë në Izrael, Cem Utkan, shefi i Departamentit për Përmirësim të Autoritet turk të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Cengiz Akin, si dhe zv/ministri izraelit për Bashkëpunim Rajonal, Ayoob Kara.

“Përgjegjësia njerëzore dhe ndërgjegjësore e Turqisë nuk merr fund pas shpërndarjes së këtyre ndihmave humanitare. Direktivat e Presidentit Recep Tayyip Erdogan janë që ndihmat të vazhdojnë dhe ne do ta çojmë në vend këtë mision”, u shpreh Cengiz Akin.

Anija e dytë me ndihma humanitare u përgatit nën koordinimin e AFAD-it për të plotësuar nevojat e popullit palestinez përpara Kurban Bajramit. Ndihma konsistojnë në 2.500 tonë materiale humanitare, kryesisht veshmbathje, kancelari, mjete mësimore për shkollat fillore, biçikleta për fëmijët, 100 karroca me rrota për personat me aftësi të kufizuara dhe nevojat e spitaleve, si dhe artikuj ushqimorë si miell, oriz e sheqer.

Materialet do të ngarkohen në mauna dhe do të dërgohen në Gazë përmes kalimit kufitar “Kerem Shalom”, nën kujdesin e Gjysmëhënës së Kuqe turke dhe Autoritetit turk të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave.

Ndihmat do t’u shpërndahen nevojtarëve, që janë përcaktuar nga Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë dhe Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës, para Kurban Bajramit.

Anija turke e parë, që dërgoi më 3 korrik të këtij viti ndihma humanitare për nevojtarët në Gazë, ishte ajo me emrin “Lady Leyla”, e cila kishte produkte ushqimore bazë, veshmbathje dhe lodra për fëmijë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit