Njoftohet se anija me ndihmave e dërguar nga Irani për Jemenin ka mbërritur në Gjirin Aden.
Sipas raportimeve të agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA mësohet se anija transportuese iraniane “Shahid” e ngarkuar me ushqime dhe ilaçe hyri në Ggjirin Aden në orët e para të mëngjesit pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së dhe bllokadës detare të Arabisë Saudite që ato kishin bërë.
Anija e cila përmendet se i përket Gjysmëhënës së Kuqe iraniane, pritet që ditën e enjte të mbërrijë në portin Hudejde të Jemenit.
Anija transportuese e mallrave “Iran Shahid” e Iranit e cila njoftohet se transporton ndihmat u nis për në Jemen më 11 maj nga porti Bender Abbas. SHBA kishte paralajmëruar Iranin që ndihmat humanitare që kishte planifikuar për të dërguar në Jemen ti dërgonte nëpërmjet qendrës së shpërndarjes së ndihmave humanitare të OKB-së të krijuar në Xhibuti.
Ndërsa qeveria e Iranit kishte njoftuar se anija e shoqëruar nga flota 34 do të dërgohej direkt në Jemen dhe se nuk do të lejonte asnjë kontroll mbi të.