Me udhëzim të presidentit të Turqisë, Erdoğan, ndihmat e mbledhura në kuadër të programit “Bëhu shpresa” më 2 qershor do të dërgohen me anije për në Somali
MERSIN (AA) – Me udhëzim të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ndihmat e mbledhura në kuadër të programit “Bëhu shpresa” më 2 qershor do të dërgohen me anije për në Somali, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke bëhet e ditur se duke mos qëndruar të pazëshëm ndaj krizave humanitare në shtetet e Afrikës, me udhëzimin e presidentit të Turqisë Erdoğan në Somali, Jemen dhe Sudan do të dërgohen 3 anije me ndihma dhe se njëra prej tyre tanimë është e gatshme.
Kjo anije, e cila më 2 qershor do t’i transportojë materialet e ndihmave humanitare do të niset nga qyteti Mersin i Turqisë për në Somali.
Në kuadër të projektit “Bëhu shpresa”, kjo anije do të dërgohet në të gjitha rajonet e Somalisë dhe do të shpërndajë rreth 15 ton miell, sheqer dhe materiale të ndryshme ushqimore si dhe materiale laboratorike dhe barëra.