5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Anglezi që fali një ushtar gjerman të plagosur në 1918: Emri i tij ishte Adolf Hitler

Më të lexuarat

Në 28 shtator 1918, Henry Tandey, një ushtar anglez, i vendosur aftër fshatit francez Markuang, thuhet se ndeshi një ushtar gjerman të plagosur dhe vendosi të mos e qëllonte. Gjermani kishte gradën e korporalit. Emri i tij ishte Adolf Hitler.

Tandey, nga qyteti Warwickshire, qysh katër vjet më parë kishte marrë pjesë në Betejën e Parë të Ipresit e pastaj në atë të Somës më 1916, ku kishte mbetur i plagosur në këmbë.
 
Një vit më vonë në Betejën e Tretë të Ipresit do të plagosej përsëri. Por, ai ndihej me fat krahasuar me milionat që humbën jetën në ato vite. Kur Ushtria britanike çliroi fshatin Markuang, ai u nderua me Kryqin e Viktorias për trimëri në luftë.
 
Sipas tregimit të tij, në momentet e fundit të marrjes nën kontroll të fshatit, ai hasi një ushtar gjerman që po tërhiqej i plagosur.
 
“Mora shënjestër, por nuk mund të qëlloja një njeri të plagosur”, tregoi më vonë ai. “Kështu që e lashë të ikte”.
 
Gjermani e falënderoi me një lëvizje të kokës dhe u largua.
 
Një nga fotografitë e rralla të kohës tregojnë ushtarin Tandey duke mbajtur në krahë një ushtar të plagosur në Ipres, në vitin 1914. Fotografia u përdor si model nga artisti italian Fortunino Matania për një pikturë (e treguar lart) të njohur të kohës.
 
Kur kryeministri britanik Neville Chamberlain udhëtoi në Gjermani, ,ë 1938, për ta bindur Hitlerin të hiqte dorë nga lufta, Fireri e ftoi në shtëpinë e tij të pushimit në Bavari.
 
Aty Hitleri i tregoi një kopje të pikturës së Matanias dhe i tha: “Ky është njeriu që për pak më vrau”.
 
Ndonëse nuk mund të ketë prova të pavarura të historisë mes Tandayt dhe Hitlerit, janë shumë koincidenca që tregojnë se mund të jetë e vërtetë: tregimi i vetë ushtarit, biseda mes kryeministrit anglez dhe vetë fjalët e Hitlerit, si dhe fakti që diktatori nazist kishte blerë një riprodhim të kësaj pikture.
 
Ajo që dihet me siguri është se Hitleri mbeti përkohësisht i verbuar nga një sulm me gaz i britanikëve dhe më vonë ishte shtruar në spital si i plagosur pikërisht në vitin 1918. Aty në spital mori vesh dorëzimin e Gjermanisë dhe filloi të thurte planin e hakmarrjes që do ta ngrinte në krye të vendit e do ta bënte të përsëriste luftën e madhe me pasoja shkatërrimtare për botën e sidomos për vetë Gjermaninë.
 
Çfarë do të ndodhte nëse ushtari anglez nuk do të kishte treguar mëshirë/kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit